Osmani për akomodimin afganëve: Do të tregojë Qeveria!

-Informacione se ku saktë është ky grup, do të merrni nga shërbimet e përbashkëta të Qeverisë, kështu u përgjigj ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i pyetur se ku janë vendosur grupi i parë prej 149 refugjatëve nga Afganistani, grup ky që mbrëmjen e djeshme ka arritur në aeroportin e Shkupit transmeton Alsat.
“Në Qeveri është formuar një Trup intersektorial në të cilën janë pothuaj se të gjitha shërbimet të cilat kanë detyrime ose përgjegjësi në këtë drejtim, përfshi këtu Ministria e jashtme në procesuimin e emrave, MPB në sigurimin e njerëzve, Sekretariati i Qeverisë, Shërbimi për çështje të përbashkëta të Qeverisë, që kanë siguruara hotelet. Në këto hotele të dakorduara varësisht prej grupeve që vijnë, vendosen atje”, tha Osmani.