Osmani: Serbia po vazhdon planifikimin e sulmeve të reja terroriste në Kosovë

Osmani: Serbia po vazhdon planifikimin e sulmeve të reja terroriste në Kosovë

Pas takimit me ministrin e mbrojtjes së Gjermanisë Pistorius, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani duke folur për aksionet e Policisë në zhbërjen e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, tha se vendi ka obligim që strukturat që rrezikojnë sigurinë kombëtare të Kosovës të mos funksionojnë. Osmani sërish theksoi se nga dëshmitë që i marrin nga institucionet e sigurisë, Serbia po vazhdon planifikimin e sulmeve të reja terroriste në Kosovë. Megjithëse ministri gjerman, Pistorius, tha se Gjermania nuk është duke bërë hetime për sulmin terrorist në Banjskë, tha se Kosova ka mbështetje ushtarake për të garantuar sigurinë, derisa bëri të ditur se një kontingjent i KFOR-it gjerman, do të vjen në Kosovë në pranverë.

“Hetimet zyrtare konfirmojnë se prapa këtij sulmi terrorist dhe akti agresioni kundër Republikës sonë qëndron Serbia dhe institucionet e saj, nga organizimi, te furnizimi me armatim dhe pajisje deri te financimi dhe trajnimi i terroristëve në bazat e tyre ushtarake. Sot në vend që Serbia t’i ekstradojë terroristët, vazhdon t’i inkurajojë ata për të destabilizuar Kosovën dhe rajonit, derisa për fat të keq, Serbisë nuk i janë shqiptuar masa nga Bashkimi Evropian. Të gjitha dëshmitë që ne i marrim nga institucionet tona të sigurisë tregojnë se Serbia vazhdon të planifikojë sulme të reja. Ajo çka dua t’i siguroj qytetarët tanë se Serbia nuk do t’ia dal”, tha Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës.

“Duam të bëjmë të qartë se ka mbështetje edhe nga aspekti ushtarake për të garantuar sigurinë dhe në anën tjetër ne shohim që dialogu dhe deeskalimi të ndodh. Dialogu duhet të rinis shpejtë sepse vetëm atëherë ja dalim që t’i afrohemi integrimit të Kosovës dhe rajonit dhe këtu bën pjesë edhe zbatimi i katalogut të masave të dakorduara në Ohër”, deklaroi Boris Pistorius, Ministër i mbrojtjes i Gjermanisë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button