Osmani sot pret në takim konsultativ liderët e partive politike

Osmani sot pret në takim konsultativ liderët e partive politike

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot do të pres në takime konsultative partitë politike, në funksion të përpjekjeve për zhbllokimin e situatës në Kuvend.

Raportohet se takimi me partitë shumicë mbahet me fillim nga ora 13:00, ndërkaq takimi me partitë joshumicë mbahet me fillim nga ora 15:00.

E ftesës së Osmanit, iu përgjigjen pozitivisht të gjitha subjektet politike.

Sot, po ashtu Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për herë të 16-të, pasi 15 herët paraprake dështoi të arrinte konstituimin e tij./Klankosova

LEXO EDHE:

Back to top button