Osmani: Vetingu është zgjidhja e vetme për një gjyqësor evropian  

Mendimi pozitiv i Prokurorisë për lirimin nga paraburgimi të ish shefit të policisë sekrete ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion. Kjo sipas zyrtarit të lartë të BDI-së dhe njëherit ministër i jashtëm Bujar Osmani, tregon me të drejtë zhgënjimin e qytetarëve ndaj gjyqësorit. Osmanit zgjidhjen e vetme e sheh në propozimi i partisë së tij, BDI-së për veting në gjyqësor dhe prokurori.

Zgjidhja jonë mbetet e njëjta, vetingu është zgjidhja për gjyqësorin tonë. Veting i cili do të duhet të bëj jo vetëm vlerësimin e defekteve por edhe diagnozën për të përmirësuar punën e prokurorisë dhe gjykatave. Fakti që ka një reagim të madh të opinionit, fakti që pastaj po reflektohet mbi reagimin e opinionit tregon se nuk jemi në një stad të njëjtë, do të thotë ka një evoluim. Por natyrisht se do ketë faza tranzicioni deri tek një gjyqësor evropian nëse mundet të them, për shkak se ende ka punë për të bërë për një gjyqësor evropian, mirëpo këto janë shenjat e para, ky senzivitet i  opinionit karshi vendimeve dhe pastaj natyrisht edhe reagimi i institucioneve. Ashtu që do e rrumbullakoj këtu, nuk ka zgjidhje më të mirë se ajo që ne e propozojmë me kohë e ajo është që të bëhet veting thelbësor i gjyqësorit dhe prokurorisë”, deklaroi Bujar Osmani, zyrtar i lartë i BDI-së.

LEXO EDHE:

Back to top button