Ousmane Dembele gjen vendin e duhur, duke sjellë statistika fantastike

Ousmane Dembele ishte lojtari i ndeshjes Barcelona-Real Sosiedad për “Copa del Rey”. Derisa shënoi golin e fitores, ai ishte më i miri në fushën e lojës, në sytë e shumicës dërrmuese të shikuesve të ndeshjes. Pasi shënoi për ta dërguar Barçën në gjysmëfinale, u dallua si më i miri në duele.

Një paraqitje yjore e francezit, e mbështetur nga statistikat e ofruara nga “Opta”, të cilat e vendosin atë si lojtarin më të rrezikshëm të Barcelonës në sulm.

Ai ishte lojtari i Barçës që krijoi më shumë raste (3), dribloi më së shumti (5), dha më shumë krosime (4) dhe, së bashku me Levandovski, ai që goditi më shumë në portën kundërshtare (2).

Francezi e përfundoi ndeshjen e tij në 84 minutat e luajtura me 79 ndërhyrje, 52 pasime, 6 posedime të fituara dhe një faull të shkaktuar.

Në seksionin e kombinimeve, lidhja e tij franceze në krahun e djathtë me Koundé ishte më e përsëritura. Mbrojtësi i dha sulmuesit 22 topa, ndërsa 10 herë e kundërta, Dembele ia ktheu topin Zhull Koundes.

LEXO EDHE:

Back to top button