Ozil bën një gjest të madh dhe fiton zemret e tifozëve

Mesfushori gjerman tek Arsenali , Mesut Ozil ka vendosur të ndihmojë me pagë ‘maskotën’ e famshme të skuadrës londineze, pasi që ai ka humbur punë te “Gunners”-t. Skuadra angleze ka vendosur të largojë shumë persona nga puna, duke i cilësuar si të tepërt, pas krizës së shkaktuar nga “COVID-19”. Por, është Ozil që ka marrë në dorë fazën e Jerry Quy, ‘maskotës’ së njohur të klubit, duke i paguar pagë derisa gjermani të jetë pjesë e Arsenal.

“Unë isha aq i trishtuar që Jerry Quy ‘maskota’ jonë e famshme e besnike e ‘Gunners’ dhe pjesë integrale e klubit tonë u bë i tepërt pas 27 vitesh. Kështu, unë kam vendosur të rimbursojë pagën e plotë për djalin tonë të madhe të gjelbër për sa kohë do të jem lojtar i Arsenalit,” ka deklaruar mes tjerah Ozil.

LEXO EDHE:

Back to top button