P Diddy mbetet në paraburgim: Data e gjykimit të tij dihet dhe nuk do t’i pëlqejë

P Diddy mbetet në paraburgim: Data e gjykimit të tij dihet dhe nuk do t'i pëlqejë

Reperi Sean Diddy Combs mbetet në paraburgim në pritje të gjykimit të tij. Muzikanti famëkeq u arrestua më 17 shtator dhe u akuzua për shantazh, trafik njerëzor për shfrytëzim seksual dhe krime që lidhen me prostitucionin.

Së fundmi, ekipi i tij ligjor ka aplikuar për të tretën herë për lirim me kusht, gjë që u refuzua nga gjyqtari. Kështu, Didi do të presë në paraburgim gjyqin e tij, i cili është caktuar për 5 maj 2025.

Gjyqi i tij do të mbahet në të njëjtën ditë me Met Gala , ku ai ka qenë disa herë i ftuar.

Meqë ra fjala, Didi së fundmi ka kërkuar që t’i dorëzohen të gjitha provat në mënyrë që të përgatitet për mbrojtjen e tij në gjyq. Ekipi i tij ligjor kërkoi akses në gjithçka që autoritetet federale kapën nga shtëpitë e reperit në Miami dhe Los Angeles, duke përfshirë telefonat celularë, tabletët, laptopët dhe të ngjashme.

Reperi është paraqitur në seancën të enjten dhe siç raporton Page Six është shfaqur i relaksuar. Ai mori mbështetje nga fëmijët e tij dhe nëna e tij, Janice, të cilës Diddy i bërtiti se e donte.

LEXO EDHE:

Back to top button