Pa angazhim ndaj Sitit, ironizon Tibo Kurtua: Do të luaj ‘Call of Duty’

Skuadra e Real Madrdit fitoi me lehtësi ndaj Man. Sitit me shifrat 3:1 në, duke siguruar kështu raundin tjetër. Pas ndeshjes, portieri Tibo Kurtua u paraqit në një intervistë dhe tregoi se çfarë do të bënte pasi të shkonte në shtëpi.  Ai tha se fillimisht do të luaj një video lojra para se të shkonte në shtrat.

 

“Nesër do zgjohem herët, pra në orën 8:00 për t’i dërguar fëmijët e mi në shkollë. Por, ndoshta do të luaj pak ‘Call of Duty’ para se të shkoj në shtrat.

 

 

Nuk luan më FIFA?

Jo, më. E preferoj vetëm ‘Call of Duty”, u shpreh Kurtua.

 

Kujtojmë se Real Madridi të premten e mëson edhe kundërshtarin e radhës në Ligën e Kampionëve. Shorti do të përcaktojë a do ët jetë Bajer Leverkuzeni apo Atletiko Madridi./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button