Pa certifikatë vaksinimi në lokale, pasojnë padi adekuate

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në periudhën prej orës 22:00 deri në ora 03:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut kanë kryer kontroll me të cilin janë përfshirë 4 objekte hotelierike në Tetovë dhe 24 të tjera në zonën e Gostivarit.

“Gjatë kontrollit në dy kazino në rajonin e Tetovës janë kapur 5 persona të cilët nuk kishin certifikata për marrjen e vaksinës anti Covid-19, më pas një i mitur dhe një person të cilit iu gjet dhe iu konfiskua një thikë.

“Për personat dhe objektet në fjalë do të përgatiten parashtresa përkatëse. Do të përgatitet një parashtresë përkatëse për një objekt hotelierik në fshatin Vrapçisht-Gostivar ku është konstatuar se nuk janë respektuar protokollet e punës”, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme.

LEXO EDHE:

Back to top button