Pa Ferrarin kompetitiv, Formula 1 në krizë të madhe

Stefano Domenicali, presidenti i ri i Formula 1, ka deklaruar se ky sport ka nevojë që “Ferrari” të jetë kompetitiv, pasi dominimi i “Mercedesit” po sjell një krizë në shikueshmëri.

 

“Kemi të gjithë nevojë për Ferrarin, që të rikthehet të garojë për fitore. Kjo gjë nuk ka për të qenë e lehtë për kokëkuqen, por jam i bindur se situata do të ndryshojë. Një makinë “Ferrari” kompetitive do të rikthejë spektaklin në pistë, tifozët në tribunë, shikueshmërinë në televizion, të ardhurat. Pra, gjithçka varet nga “Ferrari”, që ky sport të mos dështojë dhe të zhgënjejë me spektaklin e tij”, tha mes tjerash Domenikali, që dikur ka qenë drejtori sportiv i makinës italiane.

LEXO EDHE:

Back to top button