Pa frikë në testet e maturës!
Pa frikë në testet e maturës!

Në Maqedoninë e Veriut ka përfunduar të shtunën testimi i parë për maturën shtetërore në gjuhën amëtare. Maturantët që duan të vazhdojnë mësimin universitar do të duhet të bëjnë 2 testime të jashtme, dhe dy brenda shkollës, për të kaluar maturën
@alsat_mk #200 Mihajloska: Pa frikë në testet e maturës #alsat #programi200 #intervista ♬ original sound – alsat.mk
Daniela Jovçevska Mihajlovska, Drejtore e Qendrës Shtetërore të Provimeve, e cila fliste për emisionin “Programi 200” në Alsat, që transmetohet sot në ora 21:40 thotë se maturantët s’ka pse të frikësohen dhe se duhet ta shohin testimin si një arritje të dijeve të tyre. Ajo gjithashtu thotë se, e rëndësishme është dija jo nota që do marrin, sepse sërish do arrin të regjistrohen në universitete.
Rezultatet e provimeve do dalin një muaj pas testimit të dytë që është me 11 qershor.