Pa ujë disa shfrytëzues të rrugës “Vanço Mickov”
Pa ujë disa shfrytëzues të rrugës “Vanço Mickov”

Pa ujë do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Vanço Mickov”. Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat e Qytetit të Shkupit, pas raportimit të marrë nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi, kumtoi se për shkak të sanimit të defektit në rrjetin e ujësjellës me diametër F-1, në rrugën “Vanço Mickov” nr.18, nga ora 09:30 deri në përfundim të intervenimit, ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë shfrytëzuesit e rrugës në fjalë.