Pacientët anglezë të parët në botë që kanë akses në ‘injeksionin shtatëminutësh’ për të trajtuar kancerin
Pacientët anglezë të parët në botë që kanë akses në 'injeksionin shtatëminutësh' për të trajtuar kancerin

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Britanisë (NHS) do të jetë i pari në botë që do t’u ofrojë qindra pacientëve në Angli një “injeksion shtatë minutësh” për të trajtuar kancerin.
– Ky prezantim i parë në botë i këtij trajtimi do të nënkuptojë që qindra pacientë do të jenë në gjendje të kalojnë më pak kohë në spital dhe të kursejnë kohë të vlefshme në njësitë e kimioterapisë NHS. Ruajtja e cilësisë më të mirë të mundshme të jetës për pacientët me kancer është jetike, kështu që futja e injeksioneve më të shpejta do të bëjë një ndryshim të rëndësishëm, tha Peter Johnson, drejtor i NHS Cancer England.
Pas miratimit nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA), NHS Angli tha se qindra pacientë të kualifikuar për imunoterapi do të marrin injeksionin çdo vit. Kohët e trajtimit për disa pacientë me kancer thuhet se do të shkurtohen deri në tre të katërtat. Shumë prej tyre tani do të marrin terapi me injeksionin e ri, në vend të atij intravenoz që zgjat 30 deri në 60 minuta.