Pacientët e onkologjisë në RMV kanë mbetur pa terapi biologjike

Pacientët e onkologjisë në RMV kanë mbetur pa terapi biologjike

Pacientët në Klinikën e Onkologjisë po përballen me mungesën e terapisë biologjike. Nga Shoqata Hema Onko, thonë se për momentin mungojnë gjashtë terapi të nevojshme për pacientët, ndërsa ekziston rreziku që pacientët së shpejti të përballen edhe me mungesën e 4 terapive të tjera biologjike. Sipas tyre  shkaqet për mungesën e terapisë biologjikë janë rritja e numrit të pacientëve me kancer metastatik, që tejkalon kapacitetin aktual të klinikës për të ofruar terapinë e nevojshme dhe jetëgjatësia e pacientëve, duke rezultuar në nevojën afatgjate për terapinë biologjike. Nga atje thonë se edhe pse vitin e kaluar janë siguruar mjete shtesë përmes aneksit buxhetor, është e qartë se ato mjete nuk kanë qenë të mjaftueshme për të plotësuar nevojat. Aktualisht, kjo terapi nuk është e disponueshme për pacientët për të cilët është jetike. Nëse Klinika mbetet pa mjete për të siguruar terapinë e nevojshme, dhe detyrohet të presë miratimin dhe ardhjen e buxhetit për vitin 2025, besojmë se kjo do të rrezikojë shëndetin e një numri të madh të pacientëve. Për këto arsye,  ata i bëjnë apel Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit Shëndetësor për të siguruar burime financiare shtesë për të mbuluar këtë mungesë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button