Paga minimale më e ulët dhe e lartë në vendet e Bashkimit Evropian

Paga minimale më e ulët dhe e lartë në vendet e Bashkimit Evropian

Paga minimale është e ndryshme në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, duke filluar nga 332 euro në Bullgari, deri në 2,256 euro në Luksemburg.

Ndër faktorët kryesorë për hendekun midis vendeve të ndryshme është diferenca në koston e jetesës, shkruan Schengen Visa Info.

Ndaj, Parlamenti i Bashkimit Evropian ka njoftuar se eurodeputetët do të miratojnë rregulla të reja për të siguruar që pagat minimale të sigurojnë një standard të mirë jetese në vende anëtare.

Pas një propozimi për të përmirësuar nivelin e pagave minimale, negociatorët e Parlamentit dhe Këshillit të BE-së arritën një marrëveshje muajin e kaluar.

Tashmë eurodeputetët do të votojnë për rregullat e reja në shtator gjatë seancës plenare që do të mbahet në Strasburg.

Pas miratimit të rregullave të reja, vendet e BE-së do të duhet të përditësojnë pagat minimale të paktën çdo dy vjet.

LEXO EDHE:

Back to top button