Pagjumësi, humbje e energjisë, dhimbje në muskuj – ju mund të keni mungesë të Vitaminës D

Pagjumësi, humbje e energjisë, dhimbje në muskuj - ju mund të keni mungesë të Vitaminës D

Gazetare: Arta Sefadini

Vitamina D është mjaft e rëndësishme për shëndetin tonë.  Vitamina D na ndihmon për mirëqenien e kockave por jo vetëm.  Kjo vitaminë është mjaft e rëndësishme edhe për imunitetin tonë, sepse nëse është në nivele normale na mbron nga virozat dhe bakteriet e ndryshme.

“Humbja e energjisë, dhimbje në muskuj, dhimbje në kocka, kualitet i dobët i gjumit” janë disa nga simptomat që shfaqen nëse keni mungesë të vitaminës D thotë dr. Aleksandar Mitov.

Ai thekson që “Mungesa e madhe e Vitaminës D mund të shkaktojë depresion”.

Nëse i ndjeni këto shenja patjetër kërkoni mjekut të kontrolloni nivelet e vitaminës D në organizmin tuaj.

Ekziston një analizë që kryhet nëpërmjet gjakut dhe mundëson kontrollin e nivelit të vitaminës D në organizmin tonë.

LEXO EDHE:

Back to top button