Pahor: Sllovenia e gatshme të ofroj çdo ndihmë të nevojshme

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski realizoi bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor. Në bisedë e sipër, presidenti Pohor në emër të tij personal dhe në emër të qytetarëve të Republikës së Sllovenisë shprehu ngushëllime të thella deri tek familjet dhe të afërmit e atyre që humbën jetën në zjarrin e shkaktuar mbrëmë, në spitalin modular në Tetovë dhe dëshiroi shërim të shpejtë për të lënduarit.
Në këtë rast Pahor ka theksuar gatishmërinë e Republikës së Sllovenisë për të ndihmuar për çdo gjë që është e nevojshme.