Pajaziti largohet nga Fulhami dhe firmos me klubin kroat

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë në grupmoshat e reja U21, Adrion Pajaziti është bërë me klub të ri. Pajaziti ka firmosur me skuadrën nga Kroacia, HNK Gorica.

21-vjeçari është huazuar nga Fulham, por klubi kroat ka të drejt blerje në fund të edicionit aktual. Vlera e futbollistit shqiptar në sajtin “Transfermarkt” është vetëm 200 mijë euro – por në rast se ka paraqitje të mira në HNL-n kroate, atëherë vlera e tij do të rritet dukshëm.

Kujtojmë që Pajaziti dikur ishte huazuar edhe në Norvegji, te skuadra e Haugesund, por ishte kthyer menjëherë në Angli shkaku që nuk arriti të përshtatej me të jetuarit atje. /Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button