Pajisja që nuk duhet të futet në kabllo vazhdues, është shpesh shkaku kryesor i një zjarri

Pajisja që nuk duhet të futet në kabllo vazhdues, është shpesh shkaku kryesor i një zjarri

Keni kujdes çka kyçni në kabllon vazhduese.

Ditët e ftohta me vete sjellin nevojën për pajisje të cilat shtëpitë tona i bëjnë më të ngrohta. Mirëpo, shpesh dëgjojmë apelin që të kihet kujdes si i lëmë aparatet ngrohëse kur nuk jemi në shtëpi.

Një numër i madh zjarresh bien për shkak të përdorimit jo të drejtë të pajisjeve ngrohëse, si edhe të gjendjes së tyre.

Është konstatuar që shkaku i dytë i rënieve të zjarrit janë pajisjet ngrohëse.

Kur përdoren në mënyrë jo të duhur këto pajisje lehtë mund të bëhen ankthi më i keq i zjarrfikësve.

Ekspertët thonë që kur pajisjet ngrohëse janë shkaktare të zjarreve më shpesh ndodhin për shkak të përdorimit të kabllove vazhduese në të cilat ato janë futur duke qenë se nuk mund të përballojë çdo kabllo vazhduese forcë të ndryshme të energjisë elektrike të pajisjeve të cilat janë futur në to njëkohësisht.

Nëse dëshironi të shmangni fatkeqësinë dhe zjarrin, zbatoni rregullat e mëposhtme që mund të jenë shumë të dobishme dhe veproni në mënyrë parandaluese:

  • Mos e lini kurrë ngrohësin pa mbikëqyrje.
  •  Mos flini kur ngrohësi juaj është duke punuar.
  • Mbajeni ngrohësin rreth 1 metër larg mobileve, batanijeve, rrobave dhe perdeve të paktën një metër.
  • Në vend që të përdorni mënyra të rrezikshme për të ngrohur shtëpinë tuaj, kushtojini vëmendje ftohjes së shtëpisë. Siguroni shiritat për dritareve dhe dyer ose disa mbrojtës për të mbajtur nxehtësinë dhe për të mos hyrë të ftohtit. Ju gjithashtu mund të përdorni mbështjellës flluskë për të vendosur në dritaret tuaja.

LEXO EDHE:

Back to top button