Paketa, dërgon Brazilin në finale të “Copa America”

Brazili është finalisti i parë i “Copa America”, ku do të pret fituesin në mes Argjentinës dhe Kolumbisë, me mundësinë reale të një “Superclásico” shumë të mirëpritur në 14 vitet e fundit, pas herës së fundit (2007, përfundoi 3-0 për Selesaon).
Në “Nilton Santos” të Rio de Janeiro, në “ribotimin” e finales dy viteve më parë, Peruja nuk mundi të rezistojë. Sidoqoftë, e mbajti rezultatin hapur për një pjesë të mirë të lojës, por në fund u “thye” nga një gol i Paketës.
Tani Brazili do të pret fituesin e sfidës Argjentinë – Kolumbi, për të sjell një nxitje të madhe në turneun “Copa Amerika”.