Pakoja e pestë ekonomike, subvencione e kredi pa interes për kompanitë

Kompanitë do të kenë mundësi të aplikojnë për ndihmë financiare për pagimin e pagave dhe kredi pa interes. Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se në pakon e pestë do të jenë të dy opsionet pasi shumica e bizneseve kërkojnë që masa për pagat të mos zëvendësohet me kredi pa normë interesi. Këtë e konfirmoi edhe zëvendës- kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, që do të transmetohet sonte.

https://youtu.be/wY9Lra7cP6E

Që fondet të bëhen të pakthyeshme, ata duhet të plotësojnë disa kushte gjegjësisht, secili që do të marrë subvencion siç njihet te njerëzit, unë e quaj ndihmë financiare për paga, përmes mekanizmit të rënies së të ardhurave prej 30% deri në 80% dhe mbështetje graduale, natyrisht që do të jenë të destinuara për paga, atëherë kjo ndihmë do të bëhet e pakthyeshme vetëm nëse tregojnë rezultate pozitive financiare, në të kundërtën do të duhet t’i kthejnë – deklaroi Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Sipas paralajmërimit të Bytyqit, modeli i ndihmës financiare do të mbetet i njëjtë gjegjësisht do të jepen nga 14,500 në 21,7000 denarë, por mënyra e subvencionimit do të ndryshojë. Nëse më parë kompanitë që e përfundonin vitin me humbje nuk duhej t’i kthejnë paratë e marra nga shteti, tani nuk do të duhet t’i kthejnë paratë ato kompani që vitin do ta mbarojnë me fitim, që të stimulohen kompanitë të punojnë më mirë. Opsioni i dytë i kredisë pa normë interesi do të jetë me grejs periudhë prej 12 muajsh me periudhë të shlyerjes prej 3 viteve dhe mundësinë e grantit prej 10 deri në 30 % nëse punojnë me fitim.

Andrea Cobanova

LEXO EDHE:

Back to top button