Pakuao: Në vitin 2021, me presin 2 duele

Boksieri legjendar filipinas Manu Pakuao, edhe pse nuk duelon që prej korrikut të vitit të kaluar, mendon se mund të zhvillojë dy duele gjatë vitir të ardhshëm. Ai nuk zhvilloi asnjë sfidë këtë vit si pasojë e pandemisë “Covid-19”. Aktualisht, 42-vjeçari, mban titullin kampion bote në peshën “uelter”, në kategorinë VBA.

Mendoj se sfidën e parë mund ta zhvilloj në mars. Jam i bindur se do të dueloj në atë periudhë. Besoj se gjatë vitit të ardhshëm mund të zhvilloj dy duele, duke u përballur edhe në nëntor,” tha Pakuao për media, por pa përmendur asnjë rival. Sipas mediave filipine, rivali i radhës mund të jetë Terenc Krauford.

LEXO EDHE:

Back to top button