Pakueta i Uest Hemit nën akuza nga Federata e Futbollit të Anglisë

Lukas Paketa, mesfushor i Uest Hemit, u akuzua zyrtarisht nga Federata Angleze (FA) se ka ndikuar në përcaktimin e rezultateve të ndeshjeve si i përfshirë në bastet sportive në katër raste. Në ndeshjet kundër Lester Siti-t në 2022 dhe kundër Aston Villas, Lidsit dhe Burnemautit në 2023, braziliani, sipas deklaratës së FA-së, e cila tashmë e ka zyrtarizuar këtë akuzë, “ka kërkuar të përcaktojë rrjedhën e ndeshjeve, duke marrë kartonin e verdhë me qëllim të pahijshëm për të ndikuar në tregun e basteve, për të krijuar fitim për një ose më shumë persona.

Lojtari ka afat deri në datën 3 qershor për t’iu përgjigjur këtyre akuzave, si dhe për të kërkuar shtyrjen e këtij afati”, thuhet në mesazh, duke përfunduar me informacionin se “Federata nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm derisa çështja të mbyllet”.

Në Angli, mesfushori i Njukaswllit, Sandro Tonali e kaloi pothuajse të gjithë sezonin i pezulluar për shkak të rregullave të basteve. Në rastin e italianit, megjithatë, nuk bëhej fjalë për ndonjë ndeshje që ai vetë kishte luajtur.

Nëse vërtetohen të gjitha akuzat ndaj brazilianit, ai mund të marrë një ndëshkim shembullor prej 10 vitesh pezullim.

LEXO EDHE:

Back to top button