Pala ruse nuk respekton armëpushimin, shtyhet evakuimi i civilëve nga Mariupoli

Evakuimi i civilëve nga Mariupol është shtyrë, sipas këshillit të qytetit Mariupol.

Ai thotë se pala ruse nuk e ka respektuar armëpushimin e përkohshëm, duke shtuar se banorët duhet të shpërndahen dhe të gjejnë vende strehimi dhe se më shumë informacion do të jepet së shpejti.

Pak minuta më parë nënkryetari i bashkisë së qytetit i tha BBC-së se Mariupol ende po bombardohej dhe ka gjithashtu raporte se luftimet po vazhdojnë afër fundit të rrugës së evakuimit.

LEXO EDHE:

Back to top button