Palestra nuk ofron asgjë nëse nuk bëni ecje, thonë mjekët

Palestra nuk ofron asgjë nëse nuk bëni ecje, thonë mjekët

Nëse mendoni të shkoni në palestër 3 ose 4 herë në javë është e mjaftueshme për një jetë aktive, ndoshta duhet ta ri-mendoni.

Sipas nutricionistes Andrea Canas Onzain, aktiviteti i përditshëm fizik është po aq i rëndësishëm sesa seancat në palestër.

Në një postim të fundit në Instagram, ajo shkruan:
Nëse shkoni në palestër disa herë në javë, por nuk arrini as 5000 hapa në ditë, atëherë konsideroheni si një person i ulur.”

Ekspertët thonë se lëvizja e zakonshme e përditshme si shëtitjet, punët e shtëpisë, shkallët apo udhëtimi për në punë ka një ndikim të madh në trupin tonë. Në terminologjinë shkencore, kjo quhet NEAT (Non-Exercise Activity Thermogenesis), që i referohet kalorive të djegura jashtë ushtrimeve të strukturuara.

Mund të mendoni se këto lëvizje nuk luajnë ndonjë rol, por në fakt bëjnë ndryshimin që ndikojnë në ekuilibrin hormonal, funksionin e insulinës, qarkullimin e gjakut dhe shumë më tepër”, shpjegon Andrea Onzain.

Edhe pse ‘10,000 hapa në ditë’ është bërë një objektiv popullor, ekspertët theksojnë se cilësia dhe kohëzgjatja e ecjes janë më të rëndësishme se vetë numri i hapave.

Kardiologu José Luis Zamorano rekomandon që të ecet 35-40 minuta në ditë, mundësisht në orët e pasdites. “Në atë kohë, trupi menaxhon më mirë yndyrën dhe performon më mirë”, shpjegon ai.

Ecja e rregullt:

1.Forcon muskujt
2.Përmirëson shëndetin e kockave
3.Ul rrezikun për osteoporozë
4.Mbështet metabolizmin dhe mirëqenien mendore

Sipas mjekes, Conchita Vidales, ecja pas ngrënies ndihmon në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Kur ecni me një ritëm të mirë pas një vakti, glukoza rritet më ngadalë, gjë që ndihmon në kontrollin më të mirë të glicemisë gjatë ditës,” thotë ajo.

Përfitime të tjera të ecjes pas ushqimit:

1.Lehtëson tretjen
2.Ul fryrjen dhe urthin
3.Përmirëson qarkullimin e gjakut
4.Ndihmon në kontrollin e kolesterolit dhe tensionit

Nëse dëshironi të ndiheni më mirë, të keni më shumë energji dhe të përmirësoni shëndetin tuaj në planin afatgjatë, ecja është një ndër zakonet më të fuqishme që mund të ndërtoni. Syri.net-Bovary.gr.

 

LEXO EDHE:

Back to top button