Palmer: Njohja e ndërsjellë hap rrugën drejt Evropës

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogum, Miroslav Lajçak siguruan se bashkëpunimi ndërmjet SHBA-së dhe BE-së sa i përket dialogut Kosovës-Serbi “është i shkëlqyeshëm dhe nuk mund të ishte më i mirë”.

Palmer dhe Lajçak qëndruan në Kosovë, ku u takuan me zyrtarët institucionalë dhe politikë, me qëllim që të përgatisnin takimin e parë të nivelit të lartë, ndërmjet kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksadar Vuçiq, që pritet të mbahet pas “disa ditësh” në Bruksel.

Më herët, takimi Kurti-Vuçiq ishte paralajmëruar se do të mbahej diku nga mesi i muajit qershor.

Palmer: Palët vendosin për kompromiset në dialog

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Palmer tha të martën në Prishtinë se njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë qëllimi kryesor i dialogut mes dy shteteve.

“Kjo është një gjë që do të bënte që kjo çështje të vihet pas nga palët, do të hapë rrugën drejt anëtarësimit në BE, si për Kosovën ashtu edhe Serbinë”, tha Palmer.

Duke komentuar një letër që presidenti amerikan, Joe Biden i dërgoi presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani, ku thuhej se për përmbylljen e dialogut kërkohet “fleksibilitet dhe kompromise të vështira”, Palmer tha se për kompromiset e mundshme duhet të vendosin palët.

“Nuk është në dorën e SHBA-së që të identifikojë se cilat do të duhej të ishin kompromiset e nevojshme, parametrat e negociatave. Kjo nuk është as punë e mikut tim Lajçak. Kjo u takon palëve. Dialogu nuk udhëhiqet nga SHBA-ja e BE-ja, por udhëhiqet nga palët. Dialogu lehtësohet nga BE-ja dhe mbështetet nga SHBA-ja. Prandaj, u takon palëve të formësojnë dhe të pajtohen për parametrat e dialogut dhe të ndihmojnë që procesi të ecë përpara. Ne jemi këtu për të mbështetur, inkurajuar dhe avokuar teksa procesi ecën përpara”, tha Palmer.

LEXO EDHE:

Back to top button