Pamela Anderson zbuloi se me cilin personazh të famshëm donte të martohej, por përfundoi e zhgënjyer
Pamela Anderson zbuloi se me cilin mashkull të famshëm ishte e dashuruar. Ajo donte të martohej me të.

Në një intervistë për revistën W, ajo tha se ishte e dashuruar me Michael Jackson që nga fëmijëria.
“Mendova se do të donte të martohej me mua”. Më pas e takova dhe ai nuk më kërkoi të martohesha me të. Isha vërtet e zhgënjyer”, tha ajo.
Mbreti i Pop-it vdiq më 29 qershor 2009 nga një atak në zemër pas një mbidoze. Anderson vazhdoi të fliste për karrierën e saj në intervistë. Ajo pretendon se ishte nënvlerësuar dhe nuk kishte mundësi të mjaftueshme për të treguar talentin e saj.
“Mendoj se ky është vetëm fillimi. Kam ende shumë për të ofruar. Unë jam e aftë për shumë më tepër se sa kam besuar ndonjëherë se kam qenë e aftë”, tha ajo.
Anderson kohët e fundit ka kthyer kokën në ceremoninë e 82-të të çmimeve Golden Globe. Ajo u shfaq në këtë event me djalin e saj Brandon Thomas Lee.