Pamje dramatike nga kaosi në aeroportin e Kabulit, afganët “pushtojnë” avionët

Të gjithë duan që të ikin nga Afganistani, pasi kontrollin e vendit e morën talebanët.

Paraditen e sotme pamjet ishin mjaft të rënda, pasi njerëzit të dëshpëruar dhe frikësuar nga situata e krijuar kërkonin largimin me cdo kusht duke u përleshur për të hipur në avionët që niseshin nga aeroporti, ndërsa njëri prej tyre ra nga aeroplani vetëm pak momente pasi u ngrit nga pista.

Situata kaotike është edhe në mbrëmje. Mijëra qytetarë ndodhen në pistën e aeroportit duke kërkuar largimin nga vendi. Forcat amerikane po punojnë për të larguar qytetarët nga aeroporti i Kabulit dhe për të lejuar rifillimin e fluturimeve ndërkombëtare të evakuimit, tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby.

 

LEXO EDHE:

Back to top button