Pamje nga brenda kamionit të zjarrfikësve në ShBA i rrethuar nga zjarret
Zjarrfikësit amerikanë kanë publikuar pamje dramatike të vozitjes së tyre me kamion nëpër një zjarr të madh në natyrë në Kaliforninë Veriore.
Në video shihen flakët gjithandej përreth kamionit. Zjarri “Tamarack” filloi më 4 korrik dhe besohet se deri më tani ka djegur mbi 20.000 hektarë tokë, shkruan BBC.
Zjarrfikësit që shihen në kamion ishin duke ndërhyrë për t’i shpëtuar shtëpitë e rrethuara nga zjarri i madh. Për fat të mirë, asnjëri prej tyre nuk pësoi lëndime apo djegie. Zjarri besohet se u shkaktua nga rrufeja.








