Pamje nga droni, peshkaqeni shoqëron sërfistët


Një video e frikshme e një peshkaqeni të madh të bardhë që noton pranë sërfistëve në Afrikën e Jugut ka bërë xhiron e rrjetit.

Pamjet e kapura me dron tregojnë sesi peshkaqeni qëndron fare pranë sërfistëve, të cilët as nuk e kuptojnë vizitorin e rrezikshëm që kanë mes tyre.

Autoritetet në Kejp Taun njoftuan notarët dhe sërfistët të bëjnë kujdes në ujë, pasi në këtë periudhë peshkaqenët kanë tendencë të afrohen në breg për të gjuajtur foka dhe peshq që qëndrojnë në ato ujëra.

Edhe pse numri i pikasjeve të peshkaqenëve në Afrikën e Jugut është ulur ndjeshëm në vitet e fundit, duke rritur shqetësimet për rrezikun e zhdukjes së tyre, në javët e fundit ka pasur shtim të rasteve të peshkaqenëve që notojnë pranë bregut.

LEXO EDHE:

Back to top button