Pamje nga punimet që po zhvillohen për mbylljen e rrugës së Arbrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama këtë të mërkurë e ka nisur me një video nga punimet që po zhvillohen për mbylljen e rrugës së Arbrit.
Rama ka publikuar një video nga tunelet që ndodhen në rrugën e Arbrit, mes të cilëve duket Ura e Vashës, një nga urat më të larta në Shqipëri 157 metra.
“Mirëmëngjes dhe nga rruga e Arbërit, ju uroj një ditë të mbar,” ka shkruar kryeministri Rama.