Pamjet e truprojës së mbretit Charles ndezin konfuzion: “A janë ato duar false?”
Pamjet e truprojës së mbretit Charles ndezin konfuzion: "A janë ato duar false?"

Mbreti Charles së fundmi vizitoi Cornwall-in dhe pamjet e takimit të tij me qytetarët u bënë virale në rrjetet sociale, për shkak të një detaji të pazakontë të truprojës që e shoqëronte. Përkatësisht, TikTokers vuri re se truproja i mbante duart pa lëvizur para trupit të tij gjatë takimit, prandaj shumë menduan se ishin duar false.
“Duart e tij të vërteta janë nën pallto dhe ai mban një armë”
“A janë ato duar false?” pyeti një TikToker. “Duart e tij të vërteta janë nën pallto dhe ai mban një armë”, ka shkruar një tjetër, ndërsa njëri ka shtuar: “Në këtë mënyrë ata mund të reagojnë më shpejt”.
@cornish.diaries #kingcharles #kingsecurityservice #secretservice #royalfamily #kierstarmer #angelarayner #fyp ♬ original sound – cornish.diaries
Pamjet nga Cornwall u bënë shpejt virale, duke mbledhur 6.5 milionë shikime dhe më vonë u shpërndanë në Reddit.

Nëse shikoni me kujdes pamjet, mund të shihni se truproja po lëviz gishtat e dorës së majtë në një moment. Rastësisht, diçka e ngjashme ka ndodhur në fund të vitit 2022, gjatë takimit të mbretit Charles me qytetarët e Londrës, kur njëri prej truprojave i ka mbajtur duart para trupit të tij, gjë që ka ndezur edhe diskutime në rrjetet sociale. Eksperti i antiterrorizmit Will Geddes më pas komentoi këto spekulime.
“Ne kemi truke të tjera”
“Ata definitivisht nuk janë duar false. Unë e kuptoj pse disa njerëz mendojnë se janë, sepse është një kontroll i fortë. Kjo lloj taktike nuk përdoret në MB. Ne kemi truke të tjera për të siguruar individë të profilit të lartë, por jo duar false,” tha ai për Metro, duke shtuar se pajisje të tilla mund të përdoren në SHBA.