Pandemia ndryshon rregullat e akomodimit në “Tokjo 2020”

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka vendosur të ndryshojë rregullat e arritjes, qëndrimit dhe largimit të sportistëve në Fshatin Olimpik gjatë Olimpiadës “Tokio 2020”. Sportistët që do të garojnë në Olimpiadë do të lejohet të hyjnë në Fshatin Olimpik vetëm 5 ditë para garës/ndeshjes së tyre të parë. Më pas, ata do të largohen dy ditë pas eliminimit të tyre apo pas garës/ndeshjes së fundit.

Për këtë arsye, sportistët e garave të atletikës apo mundjes, që  garojnë në javën e dytë të Olimpiadës, nuk do të jenë në ceremoninë e hapjes. Ndërsa ata të garave në notit, gjimnastikës etj., nuk do të jenë në ceremoninë e mbylljes.

Mendojmë se kjo masë është e nevojshme, për të reduktuar në minimum numrin e sportistëve të pranishëm në Fshatin Olimpik, duke ulur edhe rrezikun ndaj ekspozimit dhe infektimit me Covid-19”, tha presidenti i KON-it, Tomas Bah.

LEXO EDHE:

Back to top button