Pandemia në Kosovë, 11 viktima në 24 orë. Rriten të shtruarit në spitale

Varianti Delta përkeqëson ndjeshëm situatën me pandeminë në Kosovë. 11 viktima u shënuan në 24 orët e fundit, ndërsa rastet e reja ishin mbi 1600. Rritet gjithashtu numri i qytetarëve të hospitalizuar. Sipas të dhënave, 858 pacientë rezultojnë të shtruar në spital, 32 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Nga 20 gushti, në Kosovë po zbatohen masat e reja për frenimin e pandemisë. Festat me grumbullime masive dhe dasmat janë të ndaluara, është reduktuar orari i restoranteve dhe bareve si dhe është shtuar kërkesa për dëshmi vaksinimi për qasje në një sërë ambientesh.

Deri më tani, vetëm 239 mijë e 400 persona kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa në total janë injektuar rreth 707 700 doza.

LEXO EDHE:

Back to top button