Pandemia në Turqi, mbi 4 mijë të shëruar nga COVID në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga COVID-19 në Turqi arriti në 400.242, duke përfshirë edhe 4.015 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë, vendi regjistroi 29.281 raste të reja pozitive me COVID-19, përfshirë 6.439 raste simptomatike.

Sipas Anadolu Agency, rastet e reja e kanë çuar totalin e pacientëve në 494.351. Numri i të vdekurve u rrit për 185, duke arritur në 13.558.

Mbi 168.200 teste të tjera për COVID-19 janë kryer në gjithë vendin gjatë 24 orëve, duke e çuar shifrën totale në mbi 18,41 milionë.

Shifrat treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike aktualisht qëndron në 5.011.

“Numri i pacientëve të gjendje të rëndë vazhdon të rritet. Mbështetni profesionistët tanë të kujdesit shëndetësor të cilët në mënyrë efikase e mbajnë këtë barrë. Shtoni fuqinë e kësaj lufte duke ndjekur më mirë masat”, tha ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha në Twitter./TCH/

LEXO EDHE:

Back to top button