Pandemia shkakton radhë të gjata jashtë tualeteve publike në Paris

Me kafene, bare dhe muze të mbyllura për shkak të koronavirusit , parisienët po përballen me problemin e gjetjes e një tualeti publik në qytet.

Si rrjedhojë, janë krijuar radhë të gjata jashtë tualeteve publike.

Veçanërisht, tani që moti po ngrohet dhe shumë njerëz duan të shëtisin jashtë dhe të qëndrojnë në parqe, të gjesh një tualet publik është bërë shumë e vështirë.

“Është vërtet e vështirë, sidomos për vajzat, sepse gjithmonë ka radhë dhe tualetet janë të pakta,” thotë Charlotte Le Merdy, një qytetare parisiene.

Mësohet se në qytet ka 435 tualete publike, por qytetarët ankohen se janë të pamjaftueshme.

Kryebashkiaku Anne Hidalgo tashmë po përballet me një tërësi ankesash për plehrat dhe neglizhencën ku qindra fotografi të pahijshme janë postuar në mediet sociale, me hashtag-un #saccageParis (hedhja e plehrave në Paris) javët e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button