Pandemia ul numrin e veprave të rënda penale


Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti janë regjistruar 1395 vepra penale “grabitje e rëndë”. Në bazë të të dhënave të ministrisë së Punëve të Brendshme, rezulton se në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është ulur numri i kësaj vepre penale. Gjatë vitit 2019 ishin regjistruar 2218 të tilla. Lubomir Gjurçeski, ekspert sigurie, këtë dallim në të dhënat për dy vitet e fundit e shpjegon edhe me faktin se bastoret, që kanë qenë shpesh pre e vjedhjeve nuk kanë punuar gjatë muajve në fjalë për shkak të pandemisë.

https://www.youtube.com/watch?v=t4v4EeAQrg0


“Kur bëhet fjalë për periudhën e pandemisë duhet të kemi parasysh se disa forma të veprave penale, si sulmet ndaj bastoreve, që në vitin 2019 ishin karakteristike, tani janë më të pakta, por duhet ta kemi parasysh faktin se këto objekte për tre muaj nuk e kanë kryer punën e tyre. Por paraprakisht duhet të themi se për këtë, delikte të caktuara pronësore, numri i veprave penale në atë sferë është rritur. Ju nëse e mbani mend ne para pak kohësh patëm vjedhje milionëshe në një shtëpi, që tek ne kishte vite pa ndodhur- deklaroi  Lubomir Gjurçeski – ekspert.

Më së shumti  synim i vjedhësve kanë qenë apartamentet dhe veturat.

Numri më i lartë i vjedhjeve është regjistruar në Shkup, përkatësisht 575 raste, më pas radhitet Manastiri me 296 dhe Shtipi me 221 vjedhje. Në bazë të raportit vjetor të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë vitit 2019 janë regjistruar gjithsej 9011 vjedhje, ndërsa shumë pak prej tyre, 3050 prej tyre janë zbardhur. 299 nga këto vjedhje të rënda janë kryer nga 568 fëmijë.

Përgatiti: Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button