Pandevi zbarkon në Shkup, gati për Kosovën

Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë, Goran Pandev, është në SHkup dhe do të drejtojë sulmin e Maqedonisë ndaj Kosovës, në sfidën që do të zhvillohet më 8 tetor në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, në kuadër të plej offit të Ligës së Kombeve.
Kishte spekullime se Pandevi nuk do të mund të largohet nga Italia, për shkak të numrit të madh të rasteve pozitive të skuadra e tij, Xhenova , por nga Federata e Futbolit të Maqedonisë, konfirmuan se ai ka zbarkuar në Shkup.
Mungesa e sigurtë për trajnerit Igor Angellovskin është Elif Elmas, që doli pozitiv në testet për “Covid 19”. Grumbullimi i reprezentuesve është gjatë ditës së sotme, ndërsa stërvitja e parë është në orën 17.30.