‘Pangea Ultima’/ Superkontinenti i cili do ta vështirësojë jetën e njeriut në Tokë
'Pangea Ultima'/ Superkontinenti i cili do ta vështirësojë jetën e njeriut në Tokë

Një studim i Universiteti të Bristolit tregoi se pas 250 milionë vjet toka do të dominohet nga një superkontinent i quajtur ‘Pangea Ultima’.
Por studimi thekson se ky ndryshim mund ta kthejë planetin në një mjedis të ‘pabanueshëm ‘për njerëzit.
Formimi e ‘Pangea Ultima’ është procesi i radhës i planetit Tokës pasi korja e Tokës është në lëvizje të vazhdushme së bashku me pllakat tektonike.
Por ky transformim i Tokës do të jetë ndryshe nga superkontinentet e së kaluarës. Pangea Ultima mund të shkaktojë një katastrofë të vërtetë mjedisore.
Një nga pasojat më të dukshme të formimit të ‘Pangea Ultima’ është distanca e madhe nga oqeanet, të cilat ndihmojnë në rregullimin e klimës. Pa këtë kontribut, brendësia e superkontinentit do të përjetojë rritje dramatike të temperaturave, duke krijuar kushte shumë të ngrohta dhe të padurueshme, që do të ngjajnë me një shkretëtirë të nxehtë dhe mbytëse.
Përplasja e pllakave tektonike që do të ndodhë gjatë krijimit të ‘Pangea Ultima’ do të shkaktojë një aktivitet vullkanik intensiv. Ky aktivitet do të lëshojë sasi të mëdha CO₂ në atmosferë, duke përforcuar efektin e ngrohjes globale dhe duke ndikuar në rritjen e temperaturave dhe ndryshimet e klimës në mbarë botën.
Në një periudhë 250 milionë vjetësh, Dielli do të bëhet rreth 2.5% më i ndritshëm se sa është sot. Kjo rritje e ndriçimit do të kontribuonte më tej në ngrohjen e sipërfaqes së Tokës, duke përkeqësuar kushtet e jetesës për shumicën e specieve, përfshirë njerëzit.
Formimi i ‘Pangea Ultima ‘do të sjellë këto ndryshime drastike në mjedisin e Tokës, duke bërë që të jetë një periudhë shumë e vështirë për jetën siç e njohim. Syri.net-Parapolitika.gr.