Panik në Itali, termet i vërtetë para sfidës së Ligës së Kampionëve

Momente paniku në Napoli, kur një tërmet me magnitudë 4 ballë ka bërë që qyteti të dridhej dhe mjaft banorë të dalin në rrugë. Një situatë kaotike pak orë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Napolit dhe Real Madridit, që do të luhet në stadiumin “Maradona”.

Mediat sqarojnë se për momentin nuk ka asnjë arsye për të menduar më të keqen dhe se ndeshja do të luhet normalisht. Pra, nuk ka asnjë arsye për ta shtyrë atë. Situata sizmiologjike do të monitorohet orë pas ore, duke i kushtuar më shumë rëndësi ardhjes së tifozëve në stadium.

Skuadra e Real Madridit gjatë gjithë ditës ka qëndruar në hotelin e saj dhe nuk ka kryer stërvitje, por gjendja duket e qetë mes stafit dhe lojtarëve.

LEXO EDHE:

Back to top button