Paolo Fonseka shpejtë gjen punë tjetër, do të udhëheq ekipin e njohur në Francë

Duket se nuk do të mbes i papunë edhe gjatë Paulo Fonseka. Trajneri portugez, i cili u shkarkua nga Milani në fund të vitit të kaluar pas rezultateve të dobëta, është afër të rikthehet në Francë, te skuadra e Olimpik Lionit.
Për Fonkekan, skuadra e Lionit do të jetë skuadra e tij e dytë që menaxhon në Ligue 1, pasi në sezonin e kaluar ishte trajner i Lille, ku kishte menaxhuar yllin e përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrovën.
Kujtojmë se Olimpik Lioni, po ashtu shkarkoi trajnerin e tyre Pier Sazhe, pavarësisht se klubi gjendet në pozitën e 6-të.