Papa do të lirohet nga spitali nesër, pas trajtimit të infeksionit respirator

Papa do të lirohet nga spitali nesër, pas trajtimit të infeksionit respirator

Papa Françesku pritet të dalë nga spitali të shtunën, tha në një deklaratë zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni.  Papa, 86-vjeç, u shtrua në spital të mërkurën për trajtimin e një infeksioni respirator. Ai do të marrë pjesë në një meshë të së Dielës së Palmës në Sheshin e Shën Pjetrit.

“Papa hëngri për darkë pica të enjten së bashku me stafin mjekësor dhe policor, dhe të premten pas mëngjesit, ai lexoi disa gazeta dhe rifilloi punën e tij. Kthimi i Shenjtërisë së tij në shtëpi në Santa Marta pritet nesër, pas rezultateve të testeve më të fundit mëngjesin e sotëm”, tha Bruni.

Bruni kishte treguar më herët se Françeskut iu dhanë antibiotikë për të trajtuar bronkitin infektiv gjatë qëndrimit në spital.

Papa – i cili si i ri vuante nga pneumonia e rëndë dhe iu hoq një pjesë e mushkërisë – ka pasur një histori të kohëve të fundit me probleme mjekësore.

Ai është parë shpesh me një shkop ecjeje dhe ndonjëherë përdor një karrige me rrota për shkak të dhimbjes në gjurin e djathtë. Vitin e kaluar, ai anuloi një udhëtim në Republikën Demokratike të Kongos dhe Sudanin e Jugut pasi mjekët thanë se ai gjithashtu mund të humbiste një udhëtim të mëvonshëm në Kanada nëse nuk pranonte të kishte 20 ditë të tjera terapi dhe pushim për gjurin e tij.

Françesku gjithashtu vuan nga divertikuliti, një gjendje e zakonshme që mund të shkaktojë inflamacion ose infeksion të zorrës së trashë. Në vitin 2021, ai iu nënshtrua një operacioni për të hequr një pjesë të zorrës së trashë.

LEXO EDHE:

Back to top button