Papa Françesku: Djalli depërton përmes pornografisë

Papa Françesku: Djalli depërton përmes pornografisë

Gjatë një audience për seminaristë dhe priftërinj të rinj Papa paralajmëroi se pornografia është vepër e djallit.

Konsumi i filmave pornografikë është “një ves që e kanë kaq shumë njerëz, madje edhe priftërinj dhe murgesha.” – tha Papa Françesku.

Ai i paralajmëruar priftërinjtë dhe murgeshat për rreziqet e të parit filma porno në internet, duke thënë se kjo “dobëson zemrën priftërore”. “Kështu futet djalli”, u tha Papa priftërinjve dhe seminaristëve.

Madje djalli depërton edhe përmes konsumimit të filmave pornografikë që mund të duken “disi normalë”, paralajmëroi Papa Françesku.

Deklaratë e papritur nga Papa

Askush nuk e kishte menduar që Papa Françesku do të bënte një deklaratë kaq konkrete për temën e pornografisë.

Papa 86-vjeçar i bëri këto deklarata duke iu përgjigjur gjatë një seanca në Vatikan një pyetjeje se si duhet të përdoren më së miri mediat digjitale dhe sociale.

Kisha e sheh pornografinë si një ofendim kundër dëlirësisë.

150.000 euro për faqe pornografike

Para disa kohësh mediat njoftuan se një prift katolik në Maltë kishte shpenzuar në faqet pornografike që ofrojnë shfaqje seksuale live në internet rreth 150.000 euro.

Sipas prokurorëve këto para ishin para nga donacionet e besimtarëve. I dyshuari u tha hetuesve se i kishte pasur një “krizë seksuale”./ Deutsche Welle

LEXO EDHE:

Back to top button