Papa Françesku me thirrje për paqe në Ukrainë

Papa Françesku bëri thirrje për veprime të paqes në këto ditë të shënuara nga tmerri i luftës në një predikim të Pashkëve në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku morën pjesë kryetari i qytetit të pushtuar ukrainas të Melitopolit dhe tre deputetë ukrainas. Françesku nuk iu referua drejtpërdrejt pushtimit rus të Ukrainës, por ai ka bërë thirrje për një armëpushim të Pashkëve në mënyrë që të arrihet një paqe e negociuar, raporton agjencia AP.

Kjo thirrje nuk bëri punë, ndërsa Rusia rifilloi sulmet me raketa, duke sulmuar edhe Kievin, Ukrainën perëndimore dhe më gjerë, duke kujtuar se i gjithë vendi mbetet nën kërcënim, pavarësisht tërheqjes së trupave ruse nga afër kryeqytetit, teksa po shkon drejt një ofensive të pritshme në lindja.

LEXO EDHE:

Back to top button