Papa lejon homoseksualët të bëhen priftërinj katolikë

Papa lejon homoseksualët të bëhen priftërinj katolikë

Burrat homoseksualë do të jenë në gjendje të stërviten si priftërinj në seminaret katolike romake për sa kohë që respektojnë beqarinë , sipas udhëzimeve të reja të shpallura nga Konferenca e Peshkopëve Italianë (CIE).

Vendimi shënon një ndryshim nga pozicioni i mëparshëm i Papa Françeskut , në të cilin ai argumentoi se meshkujt homoseksualë nuk duhet të pranohen në seminar për shkak të rrezikut për të bërë një jetë të dyfishtë.

Sipas udhëzimeve, gjëja më e rëndësishme për priftërinjtë e ardhshëm është të tregojnë një orientim drejt jetës beqare, raporton Guardian.

“Gjatë procesit të formimit, kur i referohet tendencave homoseksuale, është e përshtatshme të mos kufizohet dallimi vetëm në këtë aspect, qëllimi i edukimit priftëror në fushën emocionale-seksuale është aftësia për të mirëpritur dëlirësinë në beqari si dhuratë, për ta zgjedhur atë lirisht dhe për ta jetuar atë me përgjegjësi.” tha CIE sot.

Megjithatë, ai përsëriti se ndërsa Kisha Katolike “i respekton thellësisht personat në fjalë”, burra homoseksualë që janë seksualisht aktivë, nuk mund të pranohen në priftëri ose në ndonjë urdhër tjetër të shenjtë.

Përveç kësaj, Papa kërkoi falje për incidentet e kaluara që ofenduan komunitetin LGBTI+.

Vihet re se gazeta Il Messaggero kishte botuar një letër nga Lorenzo Michele Noe Caruso, një 22-vjeçar i cili thoshte se ishte përjashtuar nga një seminar për shkak se ishte homoseksual dhe përshkruante një kulturë të “klerikalizmit toksik dhe selektiv”.

Papa thuhet se është përgjigjur, duke i bërë thirrje të riut të ndryshojë orientimin e tij profesional.

Që kur u zgjodh Papë në vitin 2013, Françesku është përpjekur të adoptojë një ton më gjithëpërfshirës ndaj personave LGBTQ+ në deklaratat e tij publike, për zemërimin e kardinalëve konservatorë.

LEXO EDHE:

Back to top button