Papa Leoni XIV: Dialogu të zëvendësojë dhunën e armëve

Papa Leoni XIV: Dialogu të zëvendësojë dhunën e armëve

Papa Leoni XIV bëri një apel për paqe, duke kërkuar që “dhuna e armëve të zëvendësohet me dialog”.

Ai theksoi se paqja është një dëshirë universale dhe një britmë që ngrihet nga popujt e goditur nga lufta.

Papa kërkoi nga Zoti që të prekë zemrat dhe të frymëzojë mendjet e drejtuesve që të zgjedhin rrugën e dialogut në vend të dhunës.

Në anglisht, ai shprehu dhimbje dhe ngushëllime edhe për viktimat e përmbytjeve në Texas.

Ndërkohë në Castel Gandolfo, ku papa do të qëndrojë për dy javë, ka një pritshmëri të madhe, pasi famullitarë thonë se ky është një rikthim te tradita e hershme e pranisë së papëve në rezidencën verore.

LEXO EDHE:

Back to top button