‘Paqe për të gjithë’, sekretari i OKB-së uron festën e Kurban Bajramit

'Paqe për të gjithë', sekretari i OKB-së uron festën e Kurban Bajramit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres uroi të dielën ditën e Kurban Bajramit, duke u solidarizuar me myslimanët në mbarë botën, të cilët nuk janë në gjendje të festojnë me të dashurit e tyre për shkak të konflikteve të vazhdueshme.

Këtë Kurban Bajram unë shpreh solidaritetin tim me të gjithë muslimanët të cilët, për shkak të konfliktit, dhunës dhe ndarjes, nuk do të mund të festojnë me të dashurit e tyre”, shkroi Guterres në X.

“Vlerat e solidaritetit dhe empatisë që frymëzon ky rast le të na udhëheqin drejt dhembshurisë dhe paqes për të gjithë”, shtoi ai.
Festa myslimane e Kurban Bajramit, ose Festa e Sakrificës, filloi të dielën në Turqi dhe shumë vende të tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button