Para apo pas dreke, ja kur duhet t’i hani frutat
Para apo pas dreke, ja kur duhet t’i hani frutat

Koha e ngrënies së frutave është një temë e diskutueshme.
Disa preferojnë t’i hanë pas drekës ose darkës, ndërsa të tjerë besojnë se ato duhet ngrënë përpara ushqimit për të ndihmuar tretjen.
Ngrënia e frutave në drekë mund të rrisë kaloritë, çka nuk është ideale për ata që duan të humbin peshë.
Frutat ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit, por kjo ndodh vetëm nëse jeni aktivë. Pas darkës, shumica e ushqyesve humbasin dhe disa ndihen keq kur hanë fruta.
Frutat janë të shëndetshme, të pasura me vitamina dhe ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kronike. Ato janë gjithashtu një alternativë më e shëndetshme në krahasim me ëmbëlsirat.
Konsumimi i frutave në mëngjes ofron energji natyrale dhe ndihmon metabolizmin të funksionojë më mirë.
Në përgjithësi, frutat janë të rëndësishme për një dietë të shëndetshme, por është e rëndësishme të zgjidhni kohën e duhur për t’i ngrënë.