Para fundjavës “All Star”, Klivlend Kavalirs në krye të Konferencës Lindore

Klivlendi e mbyll në krye të renditjes këtë pjesë të sezonit në NBA, që do të ndërpritet për shkak të përballjes “All Star Game” dhe pas fitores 131-108 në fushën e Toronto. Shtatë lojtarë të “Kavalirsave” realizuan mbi 10 pikë, duke e bërë kolektivitetin armën më të fortë.
Në Perëndim, në krye të renditjes ndodhet Oklahoma Siti, që mundi Majamin me rezultat 115-10, ku u dallua Aleksander Shai me 32 pikë. Fiton edhe skuadra kampione e Boston Selltiks, që mundi 116-103 San Antonio, sfidë ku dyshja Tatum-Porzingis realizoi 61 pikë.
Zhgënjen skuadra e Lejkersave, që u mund 131-119 nga Juta Xhaz (Markanen 32 pikë), ndërsa Klipersat, falë 25 pikëve të Leonard, mundën 128-114 Memfisin. Skuadra e Dallasit fitoi 111-107 ndaj Golden Stejtit, ndeshje ku Irving realizoi 42 pikë.
NBA-Rezultatet
Boston – San Antonio, 116-103
Orlando – Sharloti, 102-86
Uashington – Indiana, 130-134
Bruklin – Filadelfia, 100-96
Nju Jork – Atlanta, 149-148
Toronto – Klivlend, 108-131
Çikago – Detroit, 110-128
Minesota – Milluoki, 101-103
Nju Orlins – Sakramento, 111-119
Oklahoma – Majami, 115-101
Hjuston – Feniks, 119-111
Denver – Portland, 132-121
Juta Xhaz – Lejkers, 131-119
Dallas – Golden State, 111-107
Klipers – Memfis, 128-114