Paraburgim për 35 vjeçarin që kërkohej me fletarrestim ndërkombëtar

Paraburgim për 35 vjeçarin që kërkohej me fletarrestim ndërkombëtar

Prokuroria Themelore Publike Strugë në Gjykatën Themelore në Strugë ka dorëzuar propozimin për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një shtetasi të Republikës së Shqipërisë i moshës 35 vjeçare, për të cilin prej 31 majit është lëshuar fletarrestim ndërkombëtar nga Interpol Bruksel, Belgjikë. Më 22 korrik shtetasit të huaj i është hequr liria në pikën kufitare Qaf Thanë. Autoritetet belge kërkojnë që ai të vuajë një dënim me burg prej 3 vjet e 4 muaj, sepse sipas legjislacionit belg. Personi në fjalë ishte dënuar për krimet e falsifikimit, pastrimit të parave, tregtisë ilegale të armëve, organizimit kriminal dhe falsifikimit të dokumenteve të udhëtimit. Prokurori publik i propozoi gjykatës caktimin e masës së paraburgimit për shtetasin e huaj duke pasur parasysh se ai është në arrati nga autoritetet shtetërore të Belgjikës dhe nëse lirohet, ai mund të bëhet sërish i padisponueshëm për të shmangur vuajtjen e dënimit me burg.

LEXO EDHE:

Back to top button